Shpërthen tubacioni i gazit në Iran

0
4

Një tubacion gazi shpërtheu në jugperëndim të Iranit, dhe vrau të paktën pesë persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën raporton agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim. Kjo agjensi citoi shefin e zjarrfikëses në Ahvaz,Ali Torabpour,i cili tha se një autobus,një kamion dhe një veturë gjithashtu kanë marrë flakë.Fillimisht ishte raportuar për dy të vdekur,por më pas numri i tyre u rrit. Dyshohet se numri i të vdekurve do të rritet më tej. Irani përballet me rreziqe të larta të aksidenteve të tilla për shkak të infrastrukturës së tij të vjetër,të cilën shteti ka luftuar për t’a rruajtur ndër vite nga sanksionet perëndimore.Shteti gjithashtu ka masa të dobëta sigurie.