Shpërthim i fuqishëm në Bejrut / Ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të gjakosur

0
98

Një shpërthim I fuqishëm ka goditur kryeqytetin libanez të Beirutit, sipas videove të publikuara nga dëshmitarët. Pamjet dramatike në mediat sociale tregojnë njerëzit duke bërtitur ndërsa një shpërthim i jashtëzakonshëm tronditi zonën bregdetare të kryeqytetit të Libanit. Pas shpërthimit, tymi mund të shihej duke dalë mbi portin e qytetit. Dëshmitarët okularë thonë se ka njerëz që enden rrugëve të mbuluar me gjak. Ende nuk dihet nëse dikush është plagosur në shpërthim apo çfarë e ka shkaktuar atë.

Image