Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit në Durrës të reperit të njohur, Noizy.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.
Kujtojmë se ky shpërthim vjen dy ditë pas sherrit të reperit Noizy me reperin tjetër Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”.
Një video e publikuar në media tregonte se si Noizy kishte dhunuar Cllevion i cili ditën e djeshme bëri me dije se si pasojë e dhunës së ushtruar nga reperi kishte pësuar mpiksje gjaku në kokë.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu mësohet se reperi ka thënë se personi i vetëm që ka armiqësi është Kleviol Ahemtaj ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.