Shpërthim i fuqishëm trondit Shkodrën, pranë shkollës ‘Oso Kuka’

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Nga sa bëhet me dije, dyshohet për një bombol gazi, e cila duket se ka shpërthyer në një shtëpi afër shkollës “Oso Kuka”, tek rruga e “Tafilicajve”.

Kanë qënë vete banorët ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen, por ndërhyrja e tyre do të jetë mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarr Tv Ad