Shpërthim në një minierë në lindje të Ukrainës

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga shpërthimi në një minierë të qymyrit në rajonin Luhansk të Ukrainës, kanë humbur jetën të paktën 17 persona. Liderët separatistë që kontrollojnë minierën, thanë se të gjithë trupat e minatorëve të zhdukur janë gjetur.

Miniera ku ka ndodhur incidenti gjendet në fshatin Yurivka, që ndodhet në territorin e kontrolluar nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën Skhidcarbon, me kërkesë të liderëve separatistë të cilët kontrollojnë minierën. Ndërkaq, punëtorët e shpëtimit nga Qeveria ukrainase nuk kanë pasur qasje zyrtare për të shkuar në këtë minierë.

Një shpërthim i gazit të metanit ka kapluar këtë minierë më 25 prill dhe raportohet se ka shkaktuar kolapsimin e disa pjesëve të minierës. Miniera Skhidcarbon ishte mbyllur më 2014 si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Por, kjo minierë u rihap më 2018.

 

Zjarr Tv Ad