Shpërthim në oborrin e një banese në Durrës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një banesë në Durrës, fatmirësisht pa persona të lënduar. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç. Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

Zjarr Tv Ad