Shpërthimi i Covid-19 në Serbi

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet greke janë të shqetësuar  nga përshkallëzimi i situatës së koronavirusit në Serbi, pasi Greqia mirëpret një numër të madh të turistëve serbë çdo vit, kryesisht në Thassos dhe Samothrace.Në orët e fundit, në Serbi, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 254 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri ka arritur në 14.046.Në këtë klimë, ekziston një shqetësim i arsyeshëm pasi qytetarët serbë janë ndër dhjetëra mijëra në Ballkan që kanë kaluar kufirin greko-bullgar në dhjetë ditët e fundit, pas heqjes së masave kufizuese.Stacioni kufitar i Promachonas, ku qytetarët evropianë thjesht janë identifikuar dhe nuk janë regjistruar plotësisht, vlerësohet të jetë 12,000 deri 18,000 njerëz në ditë, ndërsa qytetarët serbë – të regjistruar – që kanë kaluar dhjetë ditët e fundit janë 13.211.Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ministri i Mbrojtjes, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë janë testuar pozitiv për koronavirusin, ndërsa dy qytete në Serbi, Kragujevac dhe Tutin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja.Situata paraqitet e rëndë edhe në Kosovë me 87 raste të reja të regjistruara një ditë më parë.Kryeministri Abdullah Hoti ka deklaruar se situata në spitale është dramatike dhe paralajmëroi se “nëse situata epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet, mjekët do të përballen me dilemën  e zgjedhjes së pacientëve të ndihmojë

Zjarr Tv Ad