Shpërthimi i parë nga PD, Agron Gjekmarkaj sulmon Bashën: Humbje tronditëse! Përgjegjësitë janë tonat, s’mund të fajësojmë askënd tjetër

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti dhe nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, bëhet zyrtari i dytë nga kjo forcë politike që reagon për rezultatet e 6 marsit. Ndryshe nga Basha që foli për “anomali” dhe “asnjë garë të humbur”, Gjekmarkaj thotë se kjo ishte një humbje tronditëse për Partinë Demokratike.

Ai akuzon Lulzim Bashën dhe thotë se nuk mund të fajësojnë askënd tjetër për humbjen. I gatshëm shkruan se është gati të mbajë përgjegjësinë e tij dhe çdo justifikim e quan të papranueshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan deputeti dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad