Shpërthimi me 7 të plagosur, bllokohet pika e karburantit në Lezhë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot ku u plagosën shtatë persona, bllokohet pika e karburantit.

Një grup inspektorësh të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial kanë lajmëruar se do të shkojnë mesditën e sotme në karburantin në fjalë dhe do të bëjnë bllokimin e tij.

Mësohet se bllokimi do të bëhet për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, të së shtunës në aksin rrugor Lezhë- Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ku shpërtheu dhe mori flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë mbetën të lënduar pesë persona që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz Bardhok Bushati 36 vjeç, vëllai i tij Altin Bushati, 33 vjeç, nusja e Bardhokut, Donika Bushati, 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura të çiftit 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P., 40 vjeç dhe P.L. 31 vjeç, si dhe u dëmtuan dhe dogjën disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.

Zjarr Tv Ad