Shpërthimi në Stamboll, Olta Xhaçka tregon a ka shqiptarë të plagosur

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll ditën e sotme ku humbën jetën 6 persona dhe mbetën të plagosur 53 të tjerë.

Xhaçka shkruan se lajmi është hsokuar dhe se lutjet shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Gjithashtu, ministrja ka bërë me dije se si pasojë e shëprthiumit nuk ka patur raportime për shqiptarë të lënduar.

“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll, Turqi.

Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme.

Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad