Shpërthyen 50 predha dhe rrëshqitje shkëmbinjsh, vështirësitë për të shuar flakët në malin e Shëngjinit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dora e njeriut shkaktoi zjarrin që shpërtheu në malin e Shëngjinit. Flakët që vijuan prej mbrëmjes së të enjtes, 22 gusht deri pas mesnatës së të premtes rrezikuan varrezat dhe banesat, por dhe jetën e ushtarëve dhe të forcave zjarrfikëse të cilat për orë të tëra u angazhuan për ta izoluar.

Flakët shpërthyen në një zonë të vështirë të terrenit malor ku ndërhyrja ishte tepër e vështirë. Jo vetëm kaq, edhe më të vështirë, punën zjarrfikësve dhe ushtarëve ia bëri dhe shpërthimi i predhave si dhe rrëshqitjet e masivëve shkëmborë.

Do hapnin kullotat

Pak minuta më pas policia njoftoi se kishte arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies ndërsa për njërin kishte nisur procedim penal. Zjarri kishyte nisur nga Lugu i Lemes për tu përhapur më pas në një sipërfaqe të madhe

Në pranga ranë një 34 vjecar nga Ishull Shëngjin dhe një 24 vjeçar nga Shëngjini.

 Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi për zjarrvënie të qëllimshme apo edhe nga pakujdesia që shkaktojnë dëme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin  dhe A.U. 24 vjeç, banues në Shëngjin. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”,  dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish.” 

Ata akuzohen për veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 151 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu në procedim penal dhe një banues në Tresh – Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe  rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij. 

Vepra penale ” Shkatërrim prone me zjarr “ parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Zjarr Tv Ad