Shpëtim Idrizi : “Rama,vëllai i Vuçiçit,nuk e shpall 17-Shkurtin festë zyrtare”

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka uruar Kosovën në 13 vjetorin e Pavarësisë ndërsa në një postim në rrjetet sociale, thotë se “ka ardhur koha e Shengenit Kuq e Zi”.

POSTIMI I PLOTE

Ka ardhur koha e Shengenit Kuq e Zi

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 13 vite më parë, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë mes padrejtësive, vrasjeve dhe spastrimit etnik.

Në emrin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe mbështetësve të saj, më lejoni të uroj të gjithë shqiptarët e Kosovës për plotësimin e ëndrrës së tyre një shekullore për një shtet të pavarur. Tani është koha për ndërtimin e një shteti me demokraci funksionale dhe të begatë për qytetarët e tij.

Ky përvjetor vjen pak ditë pas votimit plebishitar të 14 shkurtit, që rrëfeu më së miri se Kosova po rend drejt të qenit një shtet ku mirëqeverisja, demokracia, të drejtat e njeriut dhe bashkëjetesa, janë të shenjta dhe hapin perspektiva për integrimin e saj të afërt euro-atlantik.

Pa dyshim që përmbushja e idealit për pavarësinë e Kosovës ishte udhë e gjatë dhe e dhimbshme. Për vite me radhë shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga Serbia.
Ne shqiptarët e Çamërisë, që e kemi provuar spastrimin etnik mbi krye, e duam Kosovën edhe sepse ajo është ëndrra e bërë realitet. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur të ndjekim amanetin e të parëve dhe të punojmë për të qenë të bashkuar shpirtërisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Ndaj edhe zgjodhëm 17 shkurtin si ditën e themelimit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndaj, sot jam i bekuar që uroj dy ngjarje të shënuara, festën e Pavarësisë së Kosovës dhe ditën kur mori udhë rruga jonë pa kthim për zgjidhjen e çështjes së shenjtë çame.
Lutem sot të jemi të bashkuar nën një flamur nga Nishi në Prevezë. Ka ardhur koha të jetësojmë SHENGENIN KUQ E ZI!

Gëzuar Kosovë! Gëzuar Shqiptari!
Shpëtim Idrizi
Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

Zjarr Tv Ad