Shpëtim Idrizi: Ramës i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, më erdhi keq për të, por tani është bërë si Gëzim Kulufi…

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me hapjen e fushatës elektorale, Edi Rama thuajse në çdo takim elektoral, ka bërë pjesë të retorikës me ironi dhe etiketime, jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe aleatët e opozitës, mes të cilëve edhe Shpëtim Idrizin që e quan “Tym Idrizi”.

Kreu i PDIU-së, i është përgjigjur nga emisioni “Log” në ABC, të drejtuar nga Endri Xhafo. “Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me atë që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara.

Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që duhet të jetë i kujdesshëm për gjuhën, bëhet karagjoz, më kujton një personazh, me thënë të drejtën të më falë që do e përmend, ka qenë një Gëzim Kulufi.

Të gjithë e njohim, është më i mirë se ky në fakt, i cili ngacmonte çdo njeri që shihte në rrugë. Ashtu sikur më kujton mikun tim Kim Mehmeti, që më thoshte “o Shpëtim nuk është faji i Ramës por i shqiptarëve, se Ramën po e çove në spital nuk e kthejnë më mbrapsht” tha Idrizi.

Gjatë bisedës, Idrizi i kujtoi Edi Ramës një borxh të vjetër. “Mbaj mend që i kam dhënë borxh zotit Rama për ta ndihmuar sepse më vinte keq, që ai pas shumë vitesh emigracion erdhi në Shqipëri vetëm me 3 mijë euro, të paktën këtë ka treguar” kështu shprehet Idrizi.

 

Zjarr Tv Ad