Shpëtohen 73 emigrantë në Mesdhe

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anijet humanitare në dy ditët e fundit kanë shpëtuar mbi 100 emigrantë në Detin Mesdhe. 73 persona të gjetur të enjten në bordin e një motobarke nga Libia kanë shfaqur plagë dhe trauma, dhe presin të zbarkojnë në Itali apo Maltë.

73 emigrantë afrikanoveriorë janë shpëtuar në ujërat e Mesdheut nga ekuipazhi i organizatës humanitare spanjolle, “Open Arms”.

Motobarka e tyre u lokalizua të enjten në veri të Libanit dhe kishte si destinacion Europën.

Në bordin e anijes, përveç grave dhe grave, u gjetën edhe fëmijë të moshave 3 dhe 4 vjeç dhe mbi 20 minorenë të pashoqëruar.

Organizata njoftoi se emigrantët shfaqnin trauma, djegie dhe plagë me armë zjarri, si edhe shenja të hipotermisë së rënduar nga temperaturat e ulëta.

Vullnetarët po përgatitin raportet mjekësore dhe kanë kërkuar zbarkimin e sigurt në një nga dy shtetet më të afërta europiane, Italia ose Malta.

Këtë procedurë po ndjek edhe një tjetër anije humanitare e cila të mërkurin shpëtoi 30 emigrantë të tjerë të nisur nga Libia dhe Tunizia.

Raportohet se mund të jenë mbytur të paktën 67 persona të tjerë të mjetit lundrues.

Në brigjet e Mesdheut, këtë vit janë shpëtuar me mijëra refugjatë dhe azilkërkues që i largohen varfërisë dhe luftës, kryesisht nga Libia.

Në muajin shtator Gjermania, Franca, Italia dhe Malta arritën marrëveshjen për të shpërndarë dhe përballuar bashkërisht valën e emigrantëve të shpëtuar në det.

Zjarr Tv Ad