Shpëtohen 94 emigrantë nga policia e Maltës/65 prej tyre të infektuar me Covid-19

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4 emigrantë janë shpëtuar në detin Mesdhe nga policia detare e Maltës ditën e diel pasi anija e tyre rrezikonte të mbytej.

Menjëherë në kuadër të masave të përcaktuar nga autoritete shëndetësore dhe OBSH u është bërë tamponi nëse janë të infektuar nga Covid 19 apo jo.

Nga rezultatet e dale rezultuan se 65 prej tyre janë të infektuar, 20 janë negativ dhe pritet përgjigjja për 9 testime të tjerë.

Qeveria njoftoi se emigrantët e infektuar do të karantinoren për 14 ditë, mendohet se origjina e tyre është nga Eritrea, Maroku dhe Sudani.Malta ka regjistruar 704 të infektuar dhe 9 viktima që nga fillimi i pandemisë Covid 19 që ka shpërthyer në Kinë dhjetorin e kaluar.

 

Zjarr Tv Ad