Shpëtohet turistin kolumbian që kishte humbur në një pyll në Dhërmi

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Himarës në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses i kanë ardhur në ndihmë një turisti kolumbian që kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar, në terren të vështirë, në fshatin Dhërmi.

“Mesditën e sotme në sallën operative Himarë ka ardhur një telefonatë se një turist kolumbian kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, në fshatin Dhërmi”, sqaroi policia.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e turistit kolumbian, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarr Tv Ad