Shpiket pija me viagra

0
761
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

11818294_10206226036363019_492970905_n

Askush si kinezët nuk e gëzon reputacionin e një aftësie të madhe për të kopjuar për të dhe të shpikur gjëra të çuditshme. Dy distileri kineze megjithatë kanë kaluar disa probleme për shkak të një pije që pretendonin të ishte e dobishme. Kjo pije, e quajtur baijiu (bajxhiu), në fakt përmban përbërësin aktiv për krijimin e Viagres, të ashtuquajturit Sildenafil. Keshtu Inspektorët e Administrates se Ushqimit dhe Ilaçeve kanë konfiskuar 5357 shishe te dyshimta dhe 1.124 litra alkool të pastër. Sildenafili ka funksioni emocionues dhe është në gjendje të luftojë pafuqinë thënë ndryshe Impotencen, por mund të jetë shumë i rrezikshëm për ata që vuajnë nga çrregullimet kardiovaskulare. Kështu që ishte shumë i rëndësishëm sekuestrimi, i cili ka shmangur rrezikimin e jetës se kushedi sa njerëzve. Një vit më parë, po në Kinë, ka ndodhur një histori e ngjashme . Një shitës kishte përzier Viagra dhe alkool për të rritur shitjet. Në këtë rast ai nuk u ndal menjëherë, por arritën të vënë në qarkullim më shumë se 1000 shishe, ndër të tjera shumë të njohura dhe vlerësuara nga klientët.

Zjarr Tv Ad