Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një anije turke që planifikon të kryejë shpime për naftë dhe gaz afër Qipros, u ankorua në ishull të hënën, duke shkaktuar tensione mes Qipros dhe Bashkimit Evropian.
Muajin e kaluar, krerët e BE paralajmëruan Turqinë të heq dorë nga shpimet e saj për gaz në ujërat rreth ishullit ose të përballet me sanksione nga blloku, pasi Greqia dhe Qipro i shtynë shtetet e tjera të BE të ndërhyjnë.
Anëtari i BE, Qipro ka zbuluar gaz natyror në zonat në jug të ishullit, edhe pse ende asgjë nuk është konkretizuar. Turqia kërkon të drejtat e saj për të eksploruar për gaz, duke dërguar anijet veta eksplorim rreth ishullit.