Shpjegimet për të gjithë emrat në armën e terroristit të Zelandës

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ngjyrë të bardhë mbi armë ishin shkruar emrat e komandantëve ushtarakë të krishterë dhe nazistë që kishin luftuar kundër ish-Perandorisë Osmane, së bashku me datat që i referoheshin disa ngjarjeve të rëndësishme historike në Evropën Lindore. Në armë nuk mungojnë dhe persona që kanë sulme terroriste. Milos Obiliq,  serbi i cili vrau sulltan Muratin I në fund të Luftës së Kosovës më 1389. Terroristi kishte shkruar emrin e Obilicit në armë me shkronja cirilike. Marco Antonio Bragadin, një komandant venecian që luftoi kundër Perandorisë Osmane në Qipro më 1571. Ai u pushtua më pas nga forcat osmane pasi  kishte vrarë pengjet turke me metoda të ndryshme të torturës si prerja e veshëve dhe hundës. Bragadini u var në litar për krimet e tij.

Ernst Rudiger von Starhemberg, një komandant ushtarak i Vjenës i cili luftoi kundër trupave osmane në rrethimin e dytë të Vjenës.

Feliks Kazimiers Potocki, një ushtar polak i cili gjithashtu luftoi kundër turqve osmanë në rrethimin e Vjenës.

Skanderberg, Heroi Kombëtar shqiptar i cili priu një kryengritje kundër Perandorisë Osmane.

Charles Martel, një burrë shteti francez dhe udhëheqës ushtarak i cili ndaloi kalifatin islamik nga pushtimi i një pjese të rëndësishme të Evropës, duke e detyruar atë të kthehej në Spanjë në vitin 732.

Josue Estebanez, një neo-nazist spanjoll i cili u bë ‘hero’ për neonazistët për vrasjen e aktivistit të majtë 16-vjeçar Carlos Palomino, duke e goditur atë në Madrid në vitin 2007.

Alexandre Bissonnette, një supremacist i bardhë, i cili gjithashtu sulmoi një xhami në Kanada dhe vrau gjashtë adhurues në janar 2017.

Anton Lundin Pettersson, i cili vrau dy studentë emigrantë në tetor 2015, në Suedi.

 

 

Zjarr Tv Ad