Shpjegimi për kartonat e kuq në Kuvend/ Deklarata e Vuçiç: “Ne do ti pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike”

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka më dyshime se kush e pengoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Sebrenicë. Atë e ka thënë vetë presidenti serb me gojën e tij. Pasi Edi Rama i gjendur në një pozitë shumë të vështirë u mundua të justifikohej me non gratat dhe letrat e katranit, Lapsi.al hapi arkivat për të kërkuar se çka thënë Aleksandar Vuçiç në momentin kur Parlamenti Kosovar dhe ai i Malit të zi vendosën të dënojnë genosidin serb në Sebrenicë. Në 17 qershor 2021, Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa korrikun e vjetshëm parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë kundër asaj që Mlladiç dhe Karaxhiç bënë në 1995 duke shfarrosur 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë.

Interesant është të shihet deklarata e presidentit Vuçiç pas ketyre dy rezolutave që gjendet ende në faqen e Radios Evropa e Lirë: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit korrikun e shkuar.

Nuk kaloi më pak sesa një vit dhe vullnetin e Vuçiçit e dëshmuan deputetët socialistë që rrëzuan këtë të enjte me shumicë draft rezolutën që edhe Shqipëria ta dënonte këtë genocid. Ndoshta ky mund të qe edhe një përkim i rastësishëm sikur sinkronizimi i veprimeve mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb të përfundonte këtu. Por jo , rastësit janë bërë pas si tepër për të vazhduar të konsiderohen si të tilla.

Edi Rama ka kritikuar mbarë klasën politike të Kosovës (Albin Kurtin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe isa Mustafën) duke qëndruar në krah të Vuçiçit. Ai ka shkuar edhe më tej duke u bërë i vetmi lideri i rajonit që për mos përparimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka fajsuar palën shqiptare duke e akuzuar se ajo e përdor atë për qëllime të politikës së brendeshme.

Ai e minimizoi vendimin e mikut të tij politik për të mos i vënë sanksione rusisë pas agresionit në Ukrainë duke i mëshuar faktit se Serbia votoi në OKB kundër ndërhyrjes ushtarake. Edhe tani kryeministri shqiptar u rek ta justifikoi aleancën e tij me Vuçiçin me lojra ljalësh si “lojë e ulët” e “katranit me bojë”, “që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik”.

Në fakt ky votim i shumicës socialiste në parlament nuk e bën Shqipërinë vetëm pjesë të botës serbe, por ai krijon një hendek të thellë ndarës edhe me Kosovën që ka mbajtur një qëndrim krej tjetër. Lapsi.al ka raportuar se në korrikun e shkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Ajo u iniciua nga koalicioni boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Vakat, por edhe aty sipas urdhrit të Vuçiçit, deputetët e Listës Serbe në pamundësi për ta ndalur votimin bojkotua seancën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti athere tha se miratimi i rezolutës për Srebrenicës është një “veprim fisnik dhe i duhur”. “Ata që nuk e pranojnë fajin e nuk kërkojnë falje, thellë në zemër besojnë se kanë pasur të drejtë”, tha Kurti. Ndërsa Edi Rama është mjaftuar vetëm me sharrjen e berishës por nuk është angazhuar as vetë për një nismë të tillë duke lënë në fuqi frazën e Vuçiçit: “do ti pengojmë rezoluta të ngjashme në parlamente mike”./ lapsi.al

Zjarr Tv Ad