Shpjegimi/ Pse Irani “zgjodhi” Shqipërinë

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”. Me këto fjalë ka nisur bllokimi mbi sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, përfshi edhe sitemin TIMS, i cili përdoret për të gjitha hyrje-daljet nga kufijtë e Shqipërisë.

Në Rinas që është pika kryesore kufitare e vendit, pasditen e së shtunës Ministria e Brendshme njoftoi se ky sistem është rikthyer pjesërisht në vetëm dy sportele. Pikat e tjera kufitare operojnë manualisht me regjistra me udhëtarët duke krijuar në këtë mënyrë edhe radhë të gjata pritjeje.

Gishti drejtohet sërish nga Irani, shtet me të cilin Shqipëria ndërpreu zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike dy ditë më parë për shkak të konfirmimit goditja e muajit korrik ndaj e-Albania ishte orkestruar pikërisht prej Teheranit.

Me dëbimin e diplomatëve dhe mbylljen e ambasadës në Tiranë, një tjetër reagim ishte i pritshëm nga Irani. Por pyetja që mund të shtrojnë të gjithë është kjo: Përse Irani ka vënë në shënjestër Shqipërinë, një shtet të vogël e pa ndonjë peshë të rëndësishme në gjeopolitikë?

Arsyeja dihet që janë kundërshtarët e regjimit të Teheranit që Shqipëria strehon prej vitesh me kërkesë të amerikanëve. Grupi i muxhahedinëve të njohur si MEK janë vendosur në Manzë të Durrësit.

Ata janë këtu prej disa vitesh, pse nuk ka ndodhur me pare? Çfarë ka ndryshuar tashmë? Prej kampit të tyre kohët e fundit janë orkestruar sulme të ngjashme ndaj autoriteteve iraniane në Teheran, mëson Lapsi.al

Zjarr Tv Ad