Shpopullimi, Alimehmeti pyet Ramën: Me kë do ta bësh Shqipërinë me teneqexhinj?

0
509
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish ditën e sotme sa i përket largimit të të rinjve nga vendi. Me anë të një postimin në Facebook Alimehmeti i drejton një pyetje kryeministrit Edi Rama sa i përket këtij fenomeni.

“Po i vret intelektualët, me kë do ta bësh Shqipërinë me teneqexhinj apo me këpucëtarë?”, pyet ai.

Sipas tij në 8 vite numri i studentëve është ulur me 50.000 teksa shprehet se sa i përket regjistrimeve në universitete sot për shkak të largimit të të rinjve kemi 15.000 kuota bosh në raundin e parë për këtë vit.

“Këtu kemi arritur nga mungesa e investimit në arsim dhe në familje! Këtu kemi arritur nga kultura e gojëkyçjes dhe largimit të shikimit! Këtu kemi arritur nga frika nga “armiku i jashtëm”, duke harruar të brendshmin”, shkruan ai.

POSTIMI I MJEKUT ILIR ALIMEHMETI:

Po i vret intelektualët, me kë do ta bësh Shqipërinë – me teneqexhinj apo me këpucëtarë?

Cit.: Sabiha Kasimati

A ka nevojë për më shumë prova që të kuptojmë se na kanë futur prej vitesh në shpopullim masiv?

A ka plagë më të madhe për një popull se sa t’i largohet rinia?

A ka plagë më të madhe për një prind se sa t’i largohet fëmija?

1 ndër 3 maturantë ikën nga Shqipëria për shkollim!

Në 8 vite bie me 50.000 numri i studentëve!

Në 2014 ishin 174.000 studentë në Shqipëri.

Në 2022 janë 124.000 studentë në Shqipëri!

15.000 kuota mbetën bosh në raund të parë sivjet!

Mbyllen përvit degë studimi nëpër fakultete dhe universitete të ndryshme dhe kjo ka vite që ndodh (41 degë u mbyllën në 2018).

Këtu kemi arritur nga mungesa e investimit në arsim dhe në familje!

Këtu kemi arritur nga kultura e gojëkyçjes dhe largimit të shikimit!

Këtu kemi arritur nga frika nga “armiku i jashtëm”, duke harruar të brendshmin!

Fatkeqësisht, fjalët e të madhes Sabiha Kasimati ndaj largqoftit janë më bashkëkohore se kurrë!

Zjarr Tv Ad