Shporta e ushqimeve bazë dhe ilaçet duken “luks”, pensionistët në protestë para bashkisë së Pogradecit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të mërkurë pensionistët e qytetit të Pogradecit janë mbledhur përpara bashkisë së këtij qyteti për të protestuar dhe për të shprehur indinjatën e tyre mbi situatën aktuale dhe mbështetjen minimaliste të qeverisë ndërmjet paketave financiare ose rritjes së pensioneve.

Sipas tyre pensioni që ata marrin nuk mjafton as për të blerë ilaçe, e jo më për të shpenzuar për shportën ushqimore.

Pjesë e kësaj proteste ishin sindikata e pensionistëve dhe konfederata e Pogradecit  të cilët, shprehën rezervat e tyre në lidhje me pushtetin vendor, si dhe kërkuan mbështetje nga qeveria për paketa financiare mbi tejkalimin e krizës që sipas tyre prek më tepër të moshuarit.

Ballkan Web  raporton se ndër kërkesat e shtruara prej tyre është edhe shtimi me 4000 lekë të rinj i pensionit dhe mbështetja për ish të persekutuarit.

Kryetari i Sindikatës së pensionistëve Lutfi Muçka listoi kërkesat e tyre për tejkalimin e vështirësive ekonomike tek kjo shtresë.  Ndërsa kryetari i konfederatës Lavdrim Miminllari ka kritikuar qeverinë dhe pushtetin vendor për mbështetjen e dobët ndaj pensionistëve.

Me fillimin e krizës ekonomike, shtresa më e prekur mbeten të moshuarit, të cilët kanë vështirësi për përballimin e kostove aktuale për produktet bazë dhe ilaçet.

Zjarr Tv Ad