“Shqetësime të mijëra qytetarëve”- Presidenti Meta: Disa përmbarues gjyqësorë angazhohen në veprimtari joligjore për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta pas një takimi me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka vënë theksin tek problematika që sjell veprimtaria joligjore edhe e disa përmbaruesve gjyqësorë për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se gjatë takimit “u njoha prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë, të cilët hasin vështirësi për të përmbushur detyrimet e shitura si të transferuara, për mbledhje nga institucione financiare jobankare, në mungesë transparence, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për ta”.

“Nevojitet një ndërhyrje e qartë shtetërore për të ndihmuar këtë kategori, ashtu si dhe një angazhim serioz interaktiv i institucioneve përgjegjëse për të ndalur dhe ndëshkuar pa vonesa çdo veprimtari abuzive”, thekson Presidenti Meta.

POSTIMI I PLOTE

Prita në një takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, kryetarin z.Tedi Malaveci dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, z.Admir Beqiri.

U njoha prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë, të cilët hasin vështirësi për të përmbushur detyrimet e shitura si të transferuara, për mbledhje nga institucione financiare jobankare, në mungesë transparence, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për ta.
Do të ndjek me shumë vëmendje problematikën, në ballafaqim me të gjithë aktorët institucionalë, për t’i nxitur ata që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjin dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve, të cilët detyrohen për t’u përfshirë në marrëdhënie të reja kredimarrjeje.

Nevojitet një ndërhyrje e qartë shtetërore për të ndihmuar këtë kategori, ashtu si dhe një angazhim serioz interaktiv i institucioneve përgjegjëse për të ndalur dhe ndëshkuar pa vonesa çdo veprimtari abuzive.

Mbështes angazhimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privatë, për referimin në organet ligjzbatuese të çdo veprimi të paligjshëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, për penalizimin edhe të vetë përmbaruesve gjyqësorë që angazhohen në veprimtari joligjore për mbledhje detyrimesh në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

Zjarr Tv Ad