Shqiperi: 19 raste të reja me koronavirus, 123 ne total, harta zgjerohet me Lezhen, Hasin e Beratin

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bilanci i të infektuarve në Shqipëri rritet me 19 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa një 49 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Infektivit. Ai ndodhej i shtruar prej 13 ditësh.

Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19, nga këta 5 persona humbën jetën ndërsa 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera

 5 viktima nga koronavirusi–  “Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19” Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik

Shqetësuese është zgjerimi i hartës- Sot ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Has janë konfirmuar 2 raste pozitive, Berati 1 rast, dhe Lezha një rast. Ndërkohë zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier.

 “Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.”

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 72 qytetarë
•Durrës 8 qytetarë
•Lushnje 4 qytetarë
•Elbasan 2 qytetarë
•Fier 12 qytetarë
•Rrogozhinë 2 qytetarë
•Kavajë 4 qytetarë
•Korcë 9 qytetarë
•Vlorë 4 qytetarë
•Shkodër 2 qytetarë
•Lezhe 1 qytetarë
•Berat 1 qytetarë
•Has 2 qytetarë

57 paciente tek infektivi- Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.  19 rastet me COVID-19 të 24 orëve të fundit janë konfirmuar pasi janë kryer 74 testime.  Ndërkohë 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Mos shkoni ne spital- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Zjarr Tv Ad