Shqipëria 10 vjet në NATO, mesazhi i ambasadës së SHBA me anë të një video

0
11

Teksa Shqipëria bën dhjetë vjet që është bërë pjesë e aleancës së atlantikut të veriut, NATO, ky përvjetor është përshëndetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj.

10 vjet NATO, Ne jemi NATO”, shkruan ambasada.

Po ashtu publikohet një video nëpërmjet së cilës thuehjt se Shqipëria udhëheq në dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s.

Publikohet edhe harta e vendeve ku aktualisht Shqipëria ka trupa, në Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Letoni, detin Egje dhe Afganistan.