Shqipëria, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria solidarizohet me Francën duke u bërë ndër kontributorët e parë financiarë për rindërtimin e  katedrales së Notre Dame. Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës ndarjen e një donacioni për renovimin e Katedrales Notre Dame në Francë, në shenjë mirënjohje për ndihmën që i është dhënë në vazhdimësi Kosovës.

Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, me ç’rast shprehu mirënjohje për ndihmën e donatorëve për 20 vite radhazi në Kosovë. Por, propozimi i Haradinajt po kritikohet nga përfaqësuesit e partive opozitare. Kreu i Partisë Social-Demokrate, njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se mjetet do të duhej ndarë për rastet sociale në Kosovë.

“Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata”, ka shkruar Ahmeti.

Fondi i mbledhur deri më tani kap shifrën rreth 1 miliard euro. Vetëm në harkun e 24 orëve u mblodhën 700 milion euro.

Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada.

 

Zjarr Tv Ad