Shqipëria dënon sulmet ruse në Kiev, Xhaçka: Akt i qartë terrorizmi

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka dënuar sulmet ruse me raketa në Kiev dhe disa qytete të tjera ukrainase, duke i quajtur si “akte të qarta terroriste”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se aktet brutale të Rusisë nuk do e ndihmojnë dot Vladimir Putinin përballë rezistencës heroike të ukrainasve.

Rusia nisi sot një sulm me dhjetra raketa drejt ndërtesave civile dhe infrastukturës energjitike në Ukrainë. Të paktën 10 civilë raportohet se humbën jetën dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.

“Sulmet e Rusisë kundër objektivave civile në një numër qytetesh ukrainase duke përfshirë Kievin janë një akt i qartë terrorizmi. Kjo është natyra e vërtetë e luftës së Rusisë dhe Putin kundër Ukrainës. Brutaliteti dhe terrori nuk e kanë ndihmuar aspak Rusinë përballë rezistencës heroike ukrainase. Dhe as ky akt nuk do e bëjë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shprehet ministrja Xhaçka.

Zjarr Tv Ad