Shqipëria destinacioni më i preferuar për turistët, Alex Soros përgëzon Ramën: Urime vëllai im për …

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka uruar kryeministrin Edi Rama për suksesin e shënuar këtë vit në sektorin e turizmit.

Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto me “vëllain e tij”, ashtu si dhe i referohet kryeministrit Rama, ku e përgëzon këtë të fundin për sezonin e suksesshëm turistik.

“Urime vëllait tim@ediramaal për sezonin kaq të suksesshëm turistik! Një kohë e gjatë po vjen për atë që dikur ishte Koreja e Veriut e Evropës”, shkruan Soros.

Postimi i tij ka ardhur vetëm disa orë pas atij të kryeministrit Edi Rama i cili dha lajmin e mirë se Shqipëra mori sërish stafetën e vendit të parë në rritjen e numrit të pasagjerëve të ardhur në vendin tonë nëpërmjet aviacionit civil.

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, tha Rama.

Sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, në vendin tonë është rritur numri i pasagjerëve në rrugë ajrore me 116.6%.

Zjarr Tv Ad