Shqipëria do të kryesojë një mision ushtarak në Irak

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020. Propozimi u miratua nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve të A5, të cilët ishin në Tiranë në mbyllje të kryesimit nga Shqipëria të iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut për vitin 2019. Në konferencën për shtyp me Zëvendës Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se diskutimet me homologët e rajonit u përqëndruan në sfidat e sigurisë në kuadër të bashkëpunimit në NATO.

Xhaçka: Sigurisht, që diskutimet tona u fokusuan edhe në situatën aktuale të sigurisë që po kalon rajoni ynë, sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë, por edhe mënyrën sesi të gjithë ne mund të intensifikojmë kontributin tonë për sigurinë kolektive të NATO-s duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Aleancës.

Ndërkohë zyrtarja e SHBA tha se vendet e rajonit të Ballkanit kanë kapacitetet e duhura për të kontribuar në sigurinë globale përmes edhe angazhimeve konkrete në operacione ushtarake.

Cooper: Kemi fokusuar diskutimet tona bazuar në atë përvojë se ku këto 5 vende mund të promovojnë sigurinë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal duke forcuar kapacitetet dhe me anë të dhënies së kontributit të përbashkët në operacione ndërkombëtare. 

Ministrat e Kartës së Adriatikut A5 kanë nënshkruar edhe një deklaratë zyrtare në përfundimit të ministerialit të mbrojtjes duke marrë një sërë angazhimesh të përbashkëta me në fokus sigurinë.

Zjarr Tv Ad