Shqipëria dorëzon kërkesën për anëtarësim në mekanizmin mbrojtës të BE-së, Rama: Lehtësim i madh duke parë nevojat që kemi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka droëzuar kërkesën e saj për anëtarësim në Mekanizmin e Mbrojtes së BE-së, sa i takon menaxhimit të krizave të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Edi Rama i cili në një konferencë me komisionerin Janez Lenercic tha se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizim ishte një lehtësim i madh duke parë se vendi ynë kishte nevoja shumë të mëdha sidomos duke përmendur situatën me zjarret.

Kryeministri Edi Rama: Nga ana tjetër edhe falë ndihmës së drejtëpërdrejtë së komisionerit, ne kemi marrë ndihmë në përballje me zjarret e rënda të vitit të shkuar ku mjetet ajrore që u përdorën nga shtete si Holanda apo Rep. Çeke na ndihmuan shumë me këtë mekanizëm. Europa e ka ngritur këtë mekanizëm dhe po e forcon gradualisht për të përballuar së bashku pasojat e ndryshimit të klimës.

Gjithçka që nuk është armatim, që nga ushqimi tek autoambulancat, tek asistenca për karburant i mbulon ky mekanizëm. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Bashkim Europian të Mbrojtjes Civile është një hap shumë domethënës por edhe një lehtësim i madh për ne po të kemi parasysh nevojat e vazhdueshme që kemi, vulnerabilitetin e vendit dhe rajonit tonë.

Nuk bëhet fjalë për të marrë por edhe për të dhënë kontributin tonë sado modest në këtë mekanizëm. E pamë të udhës dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë edhe publikisht me firmën e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë dhe nëpërmjet meje.

Zjarr Tv Ad