“Shqipëria duhet shpëtuar!”, pak orë para protestës, Boçi thirrje qytetarëve të bashkohen: Ndal arrogancës e brutalitetit ekonomik

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një postim në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen sot në protestë para kryeministrisë.

“Ndal arrogancës e brutalitetit ekonomik!”, shkruan ai mes të tjerash duke renditur një sërë arsyesh që qytetarët duhet të dalin sot në protestë.

Postimi i plotë:

ERDHI DITA
Dita e shumëpritur erdhi!
Është ditë shprese e jete.
Ditë e qytetarit që kërkon të dëshmojë që në këtë vend ka njerëz që e duan familjen, shoqërinë, atdheun!
Dita e shprehjes së zemërimit e revoltës ndaj mijëra padrejtësive!
Dita për të dëshmuar lirinë e dëshirën për të qenë dinjitozë dhe krenarë!
Dita për të ndalur çmendurinë e regjimit!
Për t’i thënë ndal shpopullimit!
Ndal vjedhjes dhe grabitjes!
Ndal qeverisë së korruptuar!
Ndal varfërisë e mjerimit!
Ndal vrasjes së të ardhmes!
Ndal arrogancës e brutalitetit ekonomik!
Ndal talljes e përçmimit të Ramës me fëmijët tanë, rininë, prindërit, mësuesit, pedagogët, mjekët, profesionistët, fermerët, biznesin, emigrantët!
Ndal revanshit të së keqes që ka pushtuar çdo cep të këtij vendi!
Të gjithë në protestë!
Të gjithë solidarë për të zbritur nga froni politikën antiqytetare, politikën arbitrare, politikën që instalon regjimin, politikën që shkatërron vendin e jetën!
Duam një politikë me pamje njeriu, me shpirt njerëzor, një politikë shërbyese dhe të përulur, politikë që zgjidh probleme dhe që krijon të mira dhe tregon përkujdesje!
Regjimeve u ka ikur koha!
Kjo është dita të nisim bashkë shkërrmoqjen e rrëzimin e pushtetit të kalbur që ushqehet me ligësi e poshtërsi!
Është dita e qytetarit të ndershmën dhe të përkushtuar!
Erdhi dita!
Qytetarë mos mungoni në ditën tuaj!
Shqipëria duhet shpëtuar!
Ne jemi aty me ju me misonin tuaj!

Zjarr Tv Ad