Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, reagon për shënimi që Sekretari Amerikan Antony Blinken bëri mbrëmjen e sotme në Twitter. Blinken falenderonte ministren dhe popullin shqiptar për pritjen e afganëve.
“Faleminderit Sekretari Antony Blinken që e bëtë këtë të mundur. Shqipëria është krenare për bashkëpunimin e saj me SHBA-të në këtë operacion për të shpëtuar aleatët tanë afganë kur pjesa më e madhe e botës thjesht i qëndroi larg. Një falenderim i madh për të gjithë burrat dhe gratë e mahnitshme që bënë të mundur që kaq shumë afganë të fillojnë një jetë të re”, shkruan Xhaçka.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, njoftoi më parë se se 212 afganët që u nisën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme drejt SHBA, kanë mbërritur atje. Teksa shpërndan foto e tyre në Rinas, Blinken u uron atyre mirëseardhjen në Amerikë.
“I lumtur të lajmëroj se 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtëm Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.