Shqipëria fiton gjyqin me Becchettin në Arbitrazh, biznesmeni dënohet 8.2 milionë euro

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendos përfundimisht në favor të qeverisë shqiptare, pas padisë së bërë nga kompania e biznesmenit italian Francesco Becchetti për mospërmbushjen e kontratës së ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit.

Në vendimin e marrë që në 7 shtator, Arbitrazhi detyron kompaninë “Hydro SRL” t’i paguajë në total Shqipërisë 7.8 milionë euro. Përveç këtyre kompania italiane duhet të paguajë edhe 468 mijë euro shpenzime gjyqësore për arbitrazhin.

Në tetor të vitit 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës së Tregtisë, shoqëria “Hydro S.R.L.” kërkoi zgjidhjen e marrëveshjes së koncesionit me qeverinë shqiptare, duke kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 137.2 milionë euro.

Në janar të këtij viti Gjykata e Arbitrazhit i rrëzoi pretendimet e kompanisë së Becchettit dhe kreu një shqyrtim të çështjes në themel, duke marrë në shqyrtim edhe dokumentacionin plotësues të palëve.

Tashmë me vendimin e tij përfundimtar, Arbitrazhi vendos që të rrëzojë të gjithë pretendimet e kompanisë italiane, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e kontratës. Në vendim janë të parashikuara në detaje edhe pagesat që “Hydro SRL” duhet të kryeje për dëmin dhe kamat-vonesat.

Saga e Hidrocentralit të Kalivaçit nisi që në vitin 1997, kur u nënshkrua kontrata që parashikonte të investoheshin 150 milionë euro, por edhe pas 21 vitesh ky HEC nuk ka përfunduar.

Zjarr Tv Ad