Shqipëria i fal 3 pikë Izraelit, shkëlqimin e Uzunit e venit mbrojtja kuqezi

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare humbi 1-2 në Izrael për Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e pestë të ligës B, kuqezinjtë e Rejas “i dhuruan” tri pikët kundërshtarëve edhe falë dy gafave të Hysaj dhe Mihaj.

Pjesa e parë është mbyllur e bardhë, me Brojën që kishte dy raste të arta por pa shfrytëzuar. Nisja e së dytës ka parë vendasit të na ndëshkojnë me Ueissman pas vetëm 20 sekondave.

Futja e Uzunit bëri që kuqezinjtë të kishin tjetër ritëm, me beratasin që në të 88 barazoi ndeshjen me një perlë. Dueli u vendos nga gafa e Mihaj në minutat shtesë, me Barido që shënoi për 2-1.

Me vetëm 1 pikë pas tre ndeshjeve, Shqipëria mban vendin e tretë në grup duke larguar ëndrrën për kalimin në play-off. Në krye Izraeli me tetë pikë, ndjekur nga Islanda me tre. Pas tre ditësh në Air Albania luajmë me Islandën në duelin e fundit.

Zjarr Tv Ad