Shqipëria i vetmi vend në Europë pa vijë ndarëse mes privatit dhe shtetit, habit Artan Lame: Pronën e ha ujku në këtë rast

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë është edhe ajo e pronave në bregdet, ku ka pasur shumë akuza nga pronarët që pretendojnë se tokat po iu rrëmbehen nga oligarket.

I pyetur për këtë temë , Kreu i Kadastrës , Artan Lame ka habitur me përgjigjen e tij, teksa ka thënë se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku nuk egziston një vijë ndarëse mes pronës shtet dhe asaj private, duke sjellë që kur ka konflikt në këtë rast pronën ‘ta hajë ujku’.

Akuza se pronat në jug po grabiten nga oligarkë, Lame i përgjigjet me një sfidë. Ai kërkon që të vijë vetëm një banor dhe të “na e tregojë këtë” dhe ai do ti japë të drejtë. Sipas tij biznesmenët nuk kanë interesa të investojnë në prona të cilat kanë probleme, shkruan Abc.

Turizmi në 30 vite ka qenë premtim i çdo qeverie se do të kthehej në sektorin kryesorë të ekonomisë. Por për tre dekada problemet e këtij sektori janë të njëjta; betonizim, akuzat për grabitje pronash nga oligarkë, mbivendosje pronash si dhe konflikte për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit që përfundojnë me viktima.

Zjarr Tv Ad