Shqipëria “lavatriçe parash”? Rama: Pastrimi i parave ndodh dhe në Nju Jork, apartamentet nuk i blejnë vetëm kriminelët

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se fenomeni i pastrimit të parave në vendin tonë nuk ndodh tek kullat. Sipas kreut të qeverisë, ‘qiellgërvishtëset” janë vendi i fundit ku bota e krimit mund të pastrojë të ardhurat.

Gjatë intervistës në “Now” në Euronews, Rama u shpreh se ndërtuesit nuk pastrojnë para sepse janë investitorë të mirëfilltë dhe të njohur për shqiptarët. Më tej, kryeministri u shpreh se pastrim parash ka dhe në Nju Jork dhe se nuk janë vetëm kriminelët ata që blejnë apartamente.

“Nuk pastrohen para tek kullat, sepse janë transaksione bankare.

Ata që kanë kulla janë njerëz, që kanë historikun e tyre, tokat kanë pronarë. Çdo transaksion që bëhet për të blerë një apartament shkon në drejtorinë e pastrimit të parave, pyete içik drejtorinë e pastrimit të parave. Pastrim parash ka kudo dhe në Nju Jork pastrohen para.

Unë e refuzoj kategorisht këtë gjuhë. Do të jap përgjigje për ambasadorët po e jap tani. Si një udhëheqës i këtij vendi e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe të akuzosh nuk ndihmon qytetarët por krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastrimit të parave.

Cfarë sheh faktori ndërkombëtar? Kjo është fjalë shumë e madhe. Nuk e diskutoj që bëhet pastrim parash në Shqipëri. Ne po luftojmë me pastrimin e parave, por nuk mund të thuash që apartamentet i blejnë kriminelët. Ata që punojnë e mbajnë ekonominë e vendit. Kur flasim për 2 mln flasim për biznese, jo për individë. Biznese të cilat kanë para të padeklaruara ndër vite mund t’i formalizojnë.”-tha Rama.

Zjarr Tv Ad