Shqipëria mbështet SHBA, Rama njeh Juan Guaido si President të Venezuelës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur liderin e opozitës Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës.

Në një psotim në twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: “Në emër të popullit të  Shqipërisë dëshiroj që Juan Guaidó dhe venezuelanët e guximshëm të kenë sukses në triumfin ndaj paligjshmërisë që e ka kthyer vendin në ferr për popullin e vet”.

Zyrtarët e SHBA po bëjnë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro. Ndërkohë, Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

 

Zjarr Tv Ad