Shqipëria mes dy kohëve, ekspozita e Jost dokumenton ndryshimet që pësoi vendi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hans Peter Jost, qe prej vitit 1991 ka vizituar rregullisht Shqipërinë. Çdo ardhje i ka shërbyer për të fiksuar në objektivin e aparatit, ndryshimet që ka pësuar vendi, të cilat i ka dokumentuar përmes ekspozitës “Albania in Between”.

“Kjo ekspozitë është pikërisht konkluzioni i këtyre viteve, e cila përmblidhet në një libër të botuar nga unë, me parathënie nga Fatos Lubonja dhe ballkanologia Nathalie Clayer.”- shprehet Hans Peter Jost.

Ambasadorja zvicerane Ruth Huber përshkroi me pak fjalë impresionin e kësaj ekspozite.

“Përshtypja personale që marr është ajo e ndryshimit dhe e transformimit. Kaq shumë ka ndryshuar në këtë vend, që nga dyqani i bukës në vitin 1991 një nga fotografitë, ku njerëzit dukeshin të dëshpëruar për të blerë ushqimet që ishin të pakta, deri te rrugët moderne të qytetit të sotëm që duken të ngjashme me ato të çdo vendi europian.”- theksoi Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër, Fatmir Juka shpjegoi emrin e ekspozitës.

“Ashtu si ka dhe titullin, ekspozita na vendosi në mes të atyre që shqetësoheshin pse kishim gjetur një titull në anglisht dhe në mes të atyre që ju ngjallën kujtime në atë mur, ku dikur vendoseshin fletërrufetë.”- deklaroi ai.

Paralelisht, fotografi Jost ka nxjerrë në qarkullim librin me fotografi me të njëjtin titull në gjermanisht dhe në anglisht.

Zjarr Tv Ad