Shqipëria, mposht Moldavinë dhe ngjitet e treta

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas humbjes shokuese ndaj Skocisë, Shqipëria në basketboll për meshkuj për moshën U-16 ka korrur fitoren e parë në EuroBasket për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë kanë “thyer” 87-52 kundërshtarët nga Moldavia, duke marrë vendin e 3-të në grupin B pareliminator.

Diferencat mes kombëtareve u panë që në periodën e parë, me djaloshët tanë që udhëhoqën, 26-8. Perioda e dytë ishte më e balancuar, ndërsa “gropa” nisi në atë të 3-të dhe të katërt.

Grupin e udhëheq Skocia me 6 pikë pas 3 ndeshjeve, i ndjekur nga Luksenburgu me 4 dhe Shqipëria me 3. Takimi i ardhshëm vendos përballë kuqezinjtë dhe San Marinon, me këto të fundit që mbyllin klasifikimin me 2 pikë.

Zjarr Tv Ad