Në Shqipëri, e kryesisht në Tiranë, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep.
E sipas të dhënave për numrin e farmacistëve nga Urdhri i Farmacistëve dhe INSTAT, Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë.
Sipas të dhënave të Eurostat në vendet e Bashkimit Europian ka rreth 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë. Ndërsa në Shqipëri numërohen mesatarisht 86 farmacistë për 100 mijë banorë, pra 2 më shumë se mesatarja e vendeve të BE.
Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka rreth 2458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të riçertifikimit.
Ndër vendet e Bashkimit Europian, Malta regjistron numrin më të lartë të farmacistëve në Europë për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 122 dhe Italia me 116. Numrin më të ulët të farmacistëve e ka Holanda me 21 farmacistë dhe Danimarka me 51 farmacistë për 100 mijë banorë.