Qeveria shqiptare ka marrë vendimin që të ndihmojë Kosovën për 2 netët e festave të fundvitit, duke i dhënë energji elektrike.
Lajmin e konfirmoi ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, e cila u shpreh se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do na e kthejë sërish në verë.
“Kryeministri Edi Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme sa i përket përballimit të krizës energjetike në Kosovës gjatë datës 31 Dhjetor dhe 1 Janar., Kemi angazhuar burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH në Kosovës kemi siguruar energji për këto dy data që do të jepen në formën e depozitimit duke kërkuar të rikthehen gjatë sezonit veror.
Do i rikthehen depozitat Shqipërisë gjatë sezonit të verës, nga muaji qershor deri në muajin shtator. Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën. Qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm për të mbrojtur brezin familjar dhe bizneset e vogla, tha Balluku.