Shqipëria në alarmë 70 % e biznesve drejt falimentit

0
7

Ish-Ministri Edmond Panariti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me situatën e Covid 19 në vendin tonë, ku sipas tij gjendja po del jashtë kontrollit. Panariti foli dhe për mungesën e trajtimit me plazmë, të të prekurve me Covid në vendin tonë, që tregon sipas tij sesi është gjendja e shëndetësisë shqiptare. “Kërkohet që qendra e transfuzionit të gjakut të organizohet, dhe që personat që shërohen të dhurojnë gjak, plazma mund të sigurohet, kjo tregon gjendjen e rëndë të sistemit shëndetësor, kjo është një dramë shumë e rëndë, pasi jo çdokush mund të largohet jashtë vendit. Virusi nuk mund të trajtohet me vetëmohim, por kërkon qendra të specializuara“, u shpreh Panariti. Ndërkohë që ai u ndal dhe te gjendja e vështirë në të cilën ndodhet sot biznesi, që sipas tij po shkon drejt falimentit, dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit. “Unë mendoj se ne jemi shteti i fundit në rajon, i cili hodhi asistencë financiare në ndihmë të biznesit. Ne nuk kemi hedhur para për mbështetjen e biznesit në mënyrë të drejtpërdrejtë, përkundrazi u përdor një metodë ajo e garancisë sovrane, që nuk u shfryrëzua nga vetë bizneset. Diçka  fituan vetëm bizneset e mëdhaja. Ne nuk dhamë para në mënyrë të drejtëpërdrejtë, SHBA dha pagesa direkte në llogarinë e qytetarëve dhe të bizneseve. 70% e bizneseve ndodhen në një situatë shumë të rëndë, në prag falimenti”, tha Panariti, ndërsa apeli më i madh i tij u drejtua te Bujqësia, që sipas tij po jeton ditët e saj më të vështira. “Ne nuk po shikojmë që të merret asnjë masë, nuk ka asnjë mbështetje direkte. Nëse qendron me duar kyç këtë rezultat do marrësh. Ky është debati që duhej të zhvillohej kudo, çfarë do bëjmë me bujqësinë, çfarë do bëjmë me fermerin, dhe çfarë do bëjmnë me arsimin, Duhet adresim real për të gjitha këto çështje”, tha Panariti.