Shqipëria në vendin e fundit në Europë, Meta: Alarmante, mjekët po braktisin vendin për Gjermaninë

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Fondacionit Europian, në të cilin Shqipëria rënditet në vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë.

Sipas presidentit ky është një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve dhe gjendjes shëndetësore të popullatës.

Meta thekson se ky raport ka ardhur si pasojë e largimit të mjekëve të cilëve u janë mbyllur shtigjet e karrierës në vendin e tyre dhe janë detyruar që të braktisin vendin.

Status i plotë:

Fondacioni Europian i burimeve njerëzore të kualifikuara e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë.

Një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve, por edhe të gjendjes shëndetësore të popullatës.

Kjo është pasoja e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive, që u mbylli shtigjet e karrierës dhe të profesionit mijëra të rinjve mjekë dhe infermierë, që u detyruan të braktisin Shqipërinë për të shërbyer në klinikat dhe spitalet e Gjermanisë dhe Europës.

Ndaj renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur.

Nuk ka sesi të mos renditemi të parët edhe për frekuencën e shfaqjeve të sëmundjeve sistemike dhe kronike, kur një mjek paguhet 20 herë më pak se një tellall i Qeverisë që del çdo natë në banaqet televizive dhe paguhet si drejtor marketingu në spital.

Largimi i mjekëve dhe i infermierëve duhet të ndalet dhe do të ndalet vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh të cilët po mbajnë peng shëndetin e popullit, por edhe karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të shëndetit.

Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar nga “Rilindja”!

Zjarr Tv Ad