Shqipëria në zi kombëtare, zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Veç miqve dhe të afërmve, homazhe në nder të majorit zhvilluan edhe kolegë të tij ushtarakë shqiptarë dhe të huaj, ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, dy n/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Presidenti Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.

Mbyllja e homazheve i la vend më pas ceremonisë shtetërore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, teksa shprehu vlerësimin për punën e komandantit të ndjerë, shprehu mbështetjen për familjen, gruas dhe tre fëmijëve.

Kollçaku: “Klodian sakrifikoi për ta dhe të ardhmen e fëmijëve. Ne të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për ta. Nuk do t’u lëmë vetëm. Komandant Klodi, do të na marrë malli për ty. Shërbimi yt do të mbetet i shenjtë, prandaj po të përcjellim në vendin e të pavdekshmëve”.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mes lotëve tha se major Tanushi e përmbushi me nder misionin e tij, teksa zbuloi dhe amanetin e tij.

Xhaçka: Në ceremoninë e 10-Vjetorit të NATO-s, të cilin e festuam pak kohë më parë, major Klodian Tanushi na dërgoi një mesazh urimi live nga Letonia. Në ato pak fjalë, që ai i shqiptoi me emocion, na la edhe amanetin e fundit: Mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e mbarë shoqërisë.Pikërisht, kjo e vërtetë na ka mbledhur sot të gjithëve këtu, për të përcjellë me nderime njeriun, që humbi jetën bashkë me të ardhmen e ëndrrat e tij, për paqen e sigurinë e të gjitha familjeve tona.

Duke nderuar Klodin, ne përulemi me respekt përpara një simboli të sakrificës. Me ndjenjën më të sinqertë të respektit, dua t’u them prindërve të Klodit sedjali juaj jetoi me gatishmërinë për të dhënë gjithçka, sepse ju i dhatë gjithçka. Ai ishte në anën e çdo familjeje shqiptare, që kërkon siguri e qetësi, sepse ju i mësuat atij vlerën e nderit, të respektit dhe të detyrës. Sot, ju prindër, vëllezër e motra, bashkëshorte e fëmijë të Klodit, jeni një familje dëshmori, që në breza do të krenohet me gjakun që dha për popullin e Shqipërisë nga gjaku juaj. Jeta jote Klodi ishte luftë. Betejën me jetën nuk e fitove, por fitove atë me përjetësinë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh“Klodiani ishte në një mision paqëruajtës dhe jetëshpëtues. La jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera të humbin.Në një libër të shenjtë një vetëflijim i tillë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur.Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqëruajtëse dhe jetëshpëtuese. Jeta e Klodianit dhe Zarifes flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë.Ata na tregojnë se paqja ka gjithmonë një çmim, bashkimi ka gjithmonë një vlerë, ata na tregojnë se dielli i shqiptarëve lind gjithmonë nga Perëndimi”.

Zjarr Tv Ad