Shqipëria ngjitet me 8 vende në renditjen më të fundit të “Indeksit të Pasaportave”

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Indeksi i Pasaportave” është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës. E fuqizuar nga Arton Capital, është e vetmja renditje globale në kohë reale e pasaportave botërore, e përditësuar aq shpesh sa të zbatohet po në kohë reale heqja e vizave dhe ndryshimet e reja të vizave.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 42-ta në botë, me përkatësisht 70 vende ku mund të udhëtohet me pasaportë shqiptare pa nevojën e vizës. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë, ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive sesa një tjetër.

Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime.

 

Zjarr Tv Ad