Shqipëria nuk njeh aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia, Xhaçka: Shkelen parimet e kartës së OKB-së

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.

Zjarr Tv Ad