“Shqipëria po shuhet”, Meta: Shpopullimi një projekt i qëllimshëm antikombëtar, shqiponjat duhet të kthehen në atdhe

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ashtu si herë të tjera, ka shprehur shqetësimin lidhur me shpopullimin e vendit nga të rinjtë të cilët ikin jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

Meta tha se ky ishte një lloj projekti i qëllimshëm antikombëtar dhe se të gjithë duhet të bëheshin bashkë për ta luftuar shpopullimin e vendit.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.

Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane!

Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij!

Zjarr Tv Ad