“Shqipëria po vuan përkrahjen e MEK”, mesazhi i hakerave iranianë që rrëzuan sistemin TIMS dhe Policinë e Shtetit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas sulmit që ka bllokuar prej më shumë se 15 orësh tashmë, sistemin e menaxhimit të kontrollit të udhëtarëve (TIMS), edhe faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar. Nëse provon ta aksesosh atë, faqja ka rënë, shkruan newsbomb.al.

Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”, shkruhej në mesazhin që hakerat iranianë kanë lënë në sistem. Nisur nga përmbajtja por dhe nga provat e tjera, është arritur në përfundimin se janë të njëjtët persona që kanë sulmuar sistemet qeveritare më 15 korrik.

Nuk dihet sesa dëme mund të kenë shkaktuar hakerat iranianë në sistem, por vlen të theksohet se TIMS është një nga sistemet më të klasifikuara të Policisë së Shtetit, pasi dhe vetë punonjësit që futen aty lënë gjurmë.

Kanë qenë ekspertët IT që kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme “persona” të tjerë në rrjetin e Policisë dhe menjëherë janë vënë në lëvizje për prandalimin e sulmit. Doganat janë bllokuar për disa orë mbrëmjen e djeshme dhe më pas kanë nisur të punojnë me regjistra manualë.

Po ashtu, qindra pasagjerë janë parë dhe në Aeroportin e Rinasit duke pritur në radhë, në hyrje dhe në dale të territorit të Republikës së Shqipërisë, pasi sistemi TIMS dhe ai online i kontrollit të pasaportave pa policë, ka qenë jashtë funksionit si pasojë e sulmit.

Burimi:NewsBomb

Zjarr Tv Ad