Shqipëria pret një ndihmë rreth 450 milionë euro nga Konferenca e Donatorëve

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një bisedë me Deutsche Wellen Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj pret që në konferencën e donatorëve në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë.

 “Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë.

Megjithatë ai thekson, se nevojat janë shumë më të mëdha. “Jam i shqetësuar se si do t’i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë.

Nevojat më akute në Shqipëri vlerësohet se janë në sektorin e banimit, ku pas tërmetit më shumë se 95. 000 banesa janë shkatërruar dhe dëmtuar, por jo pak dëme ka pasur edhe në shkolla, spitale, e infrastrukturën e vendit. Banka Botërore pas tërmetit në Shqipëri ofroi menjëherë ndihmë në llogaritjen e pasojave të dëmeve dhe efektin e tyre në ekonomi.

Drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Linda Van Gelder tha për Deutsche Welle, se “më specifikisht, Banka Botërore iu përgjigj nevojave në sektorin shëndetësor, ku tërmeti shkatërroi disa spitale. Një projekt në vijim është duke ofruar ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të modernizuar sektorin e shëndetësisë. Ne jemi të gatshëm të drejtojmë resurset nga ky projekt për të filluar menjëherë punën për rikonstruktimin e tre spitaleve të prekura.”

Banka Botërore ka ofruar e do të ofrojë ndihmë teknike dhe financiare, si në afat të shkurtër ashtu edhe të mesëm, thotë Van Gelder, e cila po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, si përfaqësuese e Bankës Botërore.

Konferenca zhvillohet pasditen e sotme, dhe pas fjalimeve përshëndetëse, pjesëmarrësit do të njihen me përfundimet e raportit mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti e me video nga zonat e prekura nga tërmeti. Konkluzionet e konferencës, ku pritet të marrin pjesë edhe vende të tjera të ftuara dhe organizata do t’i ofrojë në fund komisioneri i zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi.

Zjarr Tv Ad